Zylfo Goxhari-BRAKTISJE…?!


BRAKTISJE…?!

Ikin,ikin zemër thyer larg,

Sa shumë larg në dhe të huaj,

Dhe lumenjtë e ndalën rrjedhën,

Dhe burimet u shteruan!

Fushat rrinë si të shushatura,

Kodrat me ballin zbuluar,

Kokë ulur rrinë malet,

Krenarinë ua kanë zbuar!

Vështrojnë fshatrat mbetur bosh,

Vatanet që qajnë pa zë,

Çatitë që më s’pikojnë,rënë përtokë,

Dhe portat që zbëjnë zë!

Lulet nëpër lëndina mezi çelin,

Qajnë me lotë e spushojnë dot,

Petalet rrinë mbyllur,gonxhe e fjetur,

Aromën e mbajnë në zemër, të patretur!

Rrallë mbi trëndafil bilbilat,

Dhe thëllëzat bukuroshe, rrinë mënjanë,

Vështrojnë burimet e tharë,

Sa shumë etja i ka marrë!

Të ulen një pikë vese t’a thithin,

Ku të ulen,duan po sulen dot,

Kudo që t’a vësh këmbën,

Të ha gjarpëri jo me një po me dy kokë!

Korbi, është bër mik me rruazorin,

Siç po ikin,mjerë kjo tokë,ruajna Zot,

Shqiponjat vendin do t’ja lënë qyqes,

Kuku- kuku, vetëm qyqja do këndojë!

Kush t’a veshi këtë petkë mjerimi,

S’janë me gjak nga gjaku yt,jo njësoj,

Të kanë bërë si plaçkë tregu,

Dhe shpirtin po t’a helmojnë!

Besë prerët dhe mbretërimi janë njësojë,

Vështro larg në horizonte,fjalët e mia,

Janë pak të rënda,janë fjalë biri,

Të lëndojnë,hesht dhe vdis është njëlloj!

Marrosem pas bukurisë tënde,

Hapi sytë thuaj një fjalë më ke bir,

Të tronditet fushë e mal, të kam nënë,

Vetëm në prehrin tënd bijtë e t’u janë të gjallë!

Fluturo në kaltërsi, është koha,

Përkëdheli bijë e bija kudo janë nëpër botë,

Mijëra vjet me rrënjë tek vegjëlia,ke jetuar,

Korbat dhe gjarpërinjtë nga kjo tokë duhen zbuar!

About Post Author