Zylfo Goxhari-Jeta në këngë!


Zylfo Goxhari

  · 

JETA NË KËNGË!

E morëm vesh,në gjithë botën, urithi,

Urithi që rëhmin tokën,do errët të rrijë,

Hyn në errësirë nga një derë,si del se di,

Nga ajo derë apo nga ndonjë derë tjetër,

E dimë si qorrit,dhe atij drita ja vret sytë,

Kush ua kërkoj nën dhe të punojnë jetën!

Vështron tokën kanale kanale, si bregore,

Atje ku duhet mbjellë, rrënjët jetës ja pret,

Shtanga kur pashë urithët në një orizore,

Këta si mbytka as dreqi vet,rracë errësire,

Një fushë pjellore ha veten me dhëmbë,

Se di çfarë heq drita me t’a nëpër këmbë!

Dashtë Zoti na lëntë pa t’a vetëm njëherë,

Dhe toka do gëzohet kur i vjen ora e vakti,

Ora e vakti farat e jetës për të mbjellë,

Urithi s’do t’i hajë e pres si bushtërza rrënjët,

Do Zoti tunelet e tyre nën tokë të mbeten shkret,

Jeta të ulet këmbëkryq mbi tëkën e butë valle,

Vallen vëndëçe t’a hedh,t’ja marri këngës!

09/11/2022

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!

About Post Author