KUR TI HESHT…!
Kur ti hesht shiu s’pushon asnjëherë
dhe dielli fshehet pas reve ngjyrë gri
unë s’të kuptoj pse hesht këtë herë!?
vazhdon shiu bashkë me erën stuhi..
Kur ti hesht gjithçka ngjan në amulli
dhe zogjët ndalin cicërimen e tyre…!
unë s’arrijë të kuptoj pse hesht ti tani
hëna nga lart më jep shkëndijë syve
Kur ti hesht unë humbas rrugën kot
duke kërkuar shpjegim;pse ti hesht?
kanë ikur shumë ditë ,sikur kjo sot
dhe sonte asgjë s’më degjojnë vesht.
Këtë heshtje e amulli më nuk i duroj
sepse edhe heshtja nganjëherë flet…
sonte për çudi detin e kaltërt kujtoj
kur pushonin dallgët ai dukej i qetë!.
Zymer H.Haliti
