Zymer H.Haliti-Në këtë natë


NË KËTË NATË

Ne qelqin e lagur nga pika shiu

Rrezet thejne vertikalet në ylber

Ndiej se dhe kjo ditëzënë iku…

Dhe vjen nata e ftoftë krejt terr.

Era e marrë tund gjethet e vyshkura

Ngadalë po ikë dhe kjo vjeshtë

Në qoshet e dhomës të ndritura

Më ikën sytë,e s’dua sonte të heshtë

Një zog i vonuar fluturon i lodhur

Një mjegull e zezë hënës i zë pritë

Një shkēndijë drite po sillet rrotull

A thua çdo të sjell e bardha ditë…!?

Zymer H.Haliti

About Post Author