Zymer H.Haliti:Në vend të urimit


NË VEND TË URIMIT

Sonte deshta shumë të gjej një frymëzim

E t’i uroj të gjitha nënat,gratë e vendit tim

Të ken jetë të lumtur kudo ku jetojnë ato

Të gëzojnë çdo drejtë;dhunës t’i thuhet jo

Sonte në fytyrat e tyre të mbretëroj hareja

Dhe çdo ditë ku janë,punojnë me të drejta

Të mos nëpërkëmbën nga burri,vëllai,djali

Çdo ditë të ndihen të lumtura si lulebehari

Ndaj këtë dëshirë e kam për të gjithë juve

T’i duani,çmoni dhe shumë t’i respektoni

Ato meritojnë një trajtim të mirë si një lule

Dhe ju sigurt dashurinë e tyre do meritoni

Pra,këtë poezi shkrujta për ju nënat tona

Për ty motër,grua që jetës i jepni gjallëri

Krenarë janë ata që veprojnë si e do koha

E kurrë t’mos ushtrojnë dhunë në këtë gjini.

S’mjafton vetëm një ditë t’u dhurojmë lule

E pastaj të harrojmë si duhet t’i trajtojmë

Në mes nesh të mos ekzistojnë kurrë mure

Ndaj vetëm të barabartë të lumtur jetojmë.

About Post Author