Zymer Mehani-Do ta shkruaj vargun


E shkruajta vargun tim, le t’fluturojë
Me erën si shpend shtegtar
Me furtunën plot llahtar
E stuhinë si udhërrëfimtar
Le të rend largësive larg, larg pa u ndalë.

Do t’i shkruaj vargjet dhe në det
Në shpatie, brigje, në fshat e qytet
Në majë malesh , kudo nëpër bjeshkë
Se kraharori im më digjet si eshkë

Do ta shkruaj vargun tim atje lart në retë
Në ngjyra të ylberit në yje dhe hënë
Do ta shkruaj vargun dhe në zemrën tënde
E mes nesh vetëm poezia rend
Do ta shkruaj vargun se  muza do t’ më çmend.

Vargun do ta shkruaj atje lart tek  të ndritshmit yje
Te brigjet  do të shkruaj dhe n’ të dëlirat pyje
Do të shkruaj vargje dhe kurrë s’do të ndalem
O Atdhe i dashur, me ty dua të përfalem.