Zymer Mehani-Te Lapidari i Dëshmorëve


Te Lapidari i DëshmorëveNë qendër të fshatit, ku dielli perëndon,Një lapidar i madh, në heshtje qëndron.Ai flet për dëshmorët, që pas gjithçka lanë,Për lirinë e atdheut, u bënë flakdanë.

Lapidari i tyre, ne shumëçka na thotë,
Në çdo stinë ndryshon, por mbetet i fortë.
Në dimër- i bardhë, si dëbora e ftohtë,
Në pranverë, kurora lulesh atë e zbukurojnë.

Në verë, dielli e ngroh, me rreze të nxehta,
Me gjethe të kuqërremta nderohet nga vjeshta.
Pavarësisht stinëve, qëndron i pandryshuar,
Si dëshmia e trimave, e pakundërshtuar.

Lapidari i Dëshmorëve-simbol i lirisë,
Një kujtesë për ata, që sakrifikuan.
Le t’i nderojmë prore, me shumë dashuri,
Dhe ta ruajmë lirinë, që ata na dhuruan.