Emi Krosi

“𝙎𝙚𝙥𝙨𝙚 𝙫𝙚𝙩𝙢𝙞𝙖 𝙣𝙪𝙠 ë𝙨𝙝𝙩ë 𝙗𝙤𝙨𝙝𝙡𝙡ë𝙠 ë𝙨𝙝𝙩ë 𝙣𝙟ë 𝙝𝙖𝙥ë𝙨𝙞𝙧ë 𝙠𝙪 𝙢ë𝙨𝙤𝙣 𝙩ë 𝙙𝙪𝙖𝙨𝙝 𝙫𝙚𝙩𝙚𝙣”.
(TË LEXUAR NË FB)
nuk kam kohë për përpikëllime të vogla
as të mëdhaja,
as të holla dhe as të trasha,
në rrugëtimet e mia
gjithmonë me atlete antitresin fotografoj,
dhe duart kur më mpihen nga tasqera
qëroj fjalët e tepërta të fyerjeve “maloke”,
mbi taka, fotoja ime është tharë nga dielli,
dhe kur lodhja shtrohet
në tavolinë me pjata plastike
me duar e rrufit ushqimin
që më përlyen gjithë mjekrën
dhe qesh si e marrë
kur shkumoj dhëmbët e nxirë,
me xhinsa të shkurtra
shjenjat e operacioneve,
nuk më plas,
nga vështrimet,
as vërshëllimet
as nga hijet e squllura të pemëve
të djegura rrugëve të Tiranës,
as nga rrugët e pluhurta
as nga djersa nënqetull
kur pa makeup dhe pak parfum të lirë,
abortoj ditët e fjalëve
kur jam vetëm,
dal për kafe,
lexoj libra,
shkruaj mesazhe,
pastroj gjethet e thata të luleve,
ose…ose gatuja makarona me salcë shtëpie,
se makinë s’kam
për një akullore,
se jam gati fundjavave në plazh,
me rrobat e përdorura
(pa asnjë shkëlqim “alla Emi”),
se nuk ma ní,
për inatet tuaja,
jam antistres,
jam vaksinuar kundër tërbimit të erërave marroke
të rrjeteve sociale; facebook, tik-tok, instagram dhe snapchat-i.
©Copyright EMI KROSI.