Kurrë mos harrojmë – Nga Përparim  Hysi

Kurrë mos harrojmë  
   (poezi)

 
Nga Përparim  Hysi

Kurrë mos harrojmë se ç’ndodhi më 6 shkurt 1967
Atë fjalë aq denigruese të Enver Hoxhës!
U lëshuan të githë sikur na kishin zënë djajtë
Sikur të gjithë qenë nën efektin e “drogës”.
 
Ajo nuk qe fjalë.por qe anatemë
Si një piskamë e madhe apo  apokalips
U lëshua mbi objektet fetare dhe gjithë fenë
Dëm më të madh nuk bënte dot një përbindësh.

Plugun ideologjik e nguli  si një pjellë satanai
Mbi kokat e njerëzve që,pothuaj,i shkallmoi.
Dhe nuk gjen kund, dikë që t’i gjajë
Këtij përbindëshi që 6-shkurtin  dhe me pranga e”pagëzoi”.