Koha e nxjerr të vërtetën-Shkurte Berisha

KOHA E NXJERR TË VËRTETËN
Më sulmuan, nuk ia ktheva,
I lashë të lirë të flisnin.
Ama ,në shpirt thellë u theva,
Copat binin e kërcisnin.
 
I lashë kohë të merren me veten,
Sepse problemin me veten kishin.
Koha e nxjerr të vërtetën,
Tregon fajtorët,cilët ishin.
 
Shumë shpejt koha kaloi,
Vendin secilit ia tregoi.
Vetëm se nuk ka kthim pas,
Kokën rëndë do ta përplasë.