LEFTER SHOMO
ODHISSEAS ELITIS
(Nga përmbledhja” Dielli i Parë)
Νjë poezi hymn për rininë, natyrën,dashurinë.
E PORTOKALLTA
Aq shumë e kishin dehur lëngjet e diellit sa që ngadalë-ngadalë ajo ktheu kokën e saj dhe pranoi të bëhej vogëlushja e Portokalltë.
Dhe sikundër të shtatë qiejt vezullonin,ashtu siç e prekte një zjarr i kristaltë i vetëtinin bishta dallëndyshesh.
Lart u stepën ëngjejt e poshtë vajzat.
Lart u shastisën lejlekët dhe nën to pallonjtë..
Dhe u grumbulluan të gjithë së bashku,të gjithë së bashku e panë dhe thirrën: e Portokallta.
Dehet hardhia dhe akrepi,dehet bota mbarë.
Veçse thumbimi i ditës lëndimin s’e ka lënë.
Dëfton për të lauresha xhuxhe në mes të krimbthave .
Tregon për të pulsi i ujit në çaste të artë,e thotë freskia e veriut të mirë në buzën e sipërme:
Çohu o vogëlushja e Portokalltë..
Ashtu si të njihkërka puthja,nuk të njeh asnjeri ,as e buzëqeshura Perëndi nuk të njeh,që me dorën e hapur përkundrejt diellit të tregon aq lakuriq mes tridhjetedy erërash
Përktheu nga origjinali: Lefter ShomoK/ 781 o.e.α.
