Ekuacion i pazgjidhur-Rubjana Nika

Ekuacion i pazgjidhur

 

Sa e shtrenjtë je bërë,

o jetë,

na hedh sa andej-këndej,

na degdis udhë pa udhë,

krenaria hedhur tej.

 

Sa e vështirë ditë pas dite,

ekuacion i pazgjidhur,

halle-halle kjo dynja,

kuletëbosh e duarlidhur.

 

Sa pafat na bën, o jetë,

dhe pse e kërkojmë me ngulm,

herë na hedh borë të butë,

herë orteqet i hedh shkulm.

 

Sa na dëshpëron, o jetë,

herë me dashje, herë padashje,

sa të pakta ditët paqësore,

veç mashtrime,zënka,vrasje.

 

Por e vetme je, o jetë,

se nuk kemi një të dytë,

përkëdhelna sadopak,

të na qeshë zemra e sytë.

 

Ekuacion i vështirë,

nuk ia dimë të gjithë zgjidhjen,

sadopak na mbaj me hatër,

ndonjëherë përdore hilen.