Ka ardhë një këngëtar me knu
Edhe populli pagu
Plot 4 milion dollarë
Për koncert, palo skenar.
Nga fondi i emergjencës
Dolën paret prej ripjellës
Ndërsa pleqtë rrinë pa pension
Se palloshi është n’tension.
Prej protestës mbarëshqiptare
Që e nxorri ashiqare
Si hajdut edhe besëprem
Edhe del duke “dhon men”.
Mblidhet populli n’kuven
Dhe i thotë: – Që ktu ske ven
Boll ke vjell e ke plaçkit
T’mbaroi koha, ec e ik!
N’Samit t’Natos kishte shku
Jabanxhi, pra i pa ftu
Se Beromi tha te sheshi
-Vallahi mu s’po m’len shefi
O mo mirë të vijë ai
Se kush e njigjo nishti!
Ene kshu Berom kapterri
Prej palloshit i hyn tmerri
Ka ardhë një këngëtar me knu
Edhe populli pagu
Plot 4 milion dollarë
Për koncert, palo skenar.
Nga fondi i emergjencës
Dolën paret prej ripjellës
Ndërsa pleqtë rrinë pa pension
Se palloshi është n’tension.
©Dritan Mardodaj
