Rrita jonë është shpëtimi! Sami Arifi

 

Poezi shkruar nga Sami ARIFI

Rrita jonë është shpëtimi!

 

Shkruan: Sami ARIFI

 

Dhembja bëhet zemërim,

zemërimi hakmarrje!

Hakmarrja gjakderdhje,

gjakderdhja vdekje!

 

Ndër vëllezër përgjithmonë u harroftë,

krenaria e dhembja për t’mirë u festoftë!

Rrita qoftë e fëmijërisë,

është ardhmëri e shkëlqësisë!

 

U shtofshin me miliona,

t’zotërojnë tokat tona!

Armiqtë s’guxojnë t’sjellin zemërim,

rrita jonë është shpëtim!