Më jepni shokë…Kledia Alizoti

Kledia Alizoti

Më jepni shokë…
 
Me jepni shokë një cigare sot,
Ta mbys në shpirt këtë plagë.
Se malli i xhanit përvëloi,
E s’mund ta fsheh më vajin.
 
 
Me jepni shokë një gotë raki,
Se sot kam rënë në zi.
M’u ul qielli mbi krye rëndshëm,
Diellit iu shua një yll….

 

Me jepni shokë një fjalë të hidhur,
Ta derdh mbi buzë këtë helm.
Se zemra s’më ka ngushëllim,
Ofshamë e rëndë e ditës.
 
Mos më pyesni,- pse në heshtje shtyj ditët,
E sytë vetëm lotojnë..
Më iku ajo , qumështin më mekoi..
Botës shkretëtirë i la sot…