Revista Miriade – Urë kultore midis Italisë dhe Shqipërisë

REVISTA MIRIADE – URË KULTORE MIDIS ITALISË DHE SHQIPËRISË

Doli nga shtypi për lexuesit tanë numri i dymbëdhjetë i revistës Miriade, e cila vazhdon të jetë në dyghuhësh: shqip – italisht, një hapësirë takimi mes kulturave, ideve dhe ndjeshmërive artistike që vijnë nga çdo skaj i botës. Në këtë edicion do të gjeni një udhëtim të pasur përmes eseve, intervistave, poezive, tregimeve në prozë, artit, historisë dhe kulturës, me kontributin e autorëve, studiuesve dhe artistëve, të cilët, përmes fuqisë së fjalës dhe krijimtarisë, ushqejnë dialogun mes popujve dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore universale.

Kopertina e këtij numri i kushtohet Lasgush Poradecit (1899–1987), njërit prej poetëve lirikë më të mëdhenj të letërsisë shqiptare. Me ndjeshmërinë e tij të jashtëzakonshme, thellësinë e mendimit dhe muzikalitetin e poezisë së tij, Poradeci la një trashëgimi letrare të pavdekshme, duke u bërë një nga zërat më autoritarë të kulturës shqiptare të shekullit XX.

Miriade ripohon angazhimin e saj në promovimin e letërsisë, artit dhe kulturës, duke u ofruar lexuesve një panoramë të pasur dhe të larmishme veprash e reflektimesh, të cilat dëshmojnë gjallërinë e krijimtarisë bashkëkohore dhe vlerën e dialogut ndërkulturor.

Me mirënjohje ndaj autorëve për kontributin e tyre të çmuar si dhe ndaj stafit për përkushtimin e vazhdueshëm, ju uroj të gjithëve lexim të këndshëm!