“Dil Moj Mine dil “-Vladimir Danaj 

Vladimir Danaj 


Një tekst i ri për këngë popullore jugu *


( 1 )
———————
1- Mine, ti moj Mine,
më dole në valle,
flokët ti merr era,
ti merr moj dermane.
———————
2- Dole, kërcen Mine,
kërcen si sorkadhe,
mbi barin me vesë,
hidhe moj sorkadhe.
———————
3- Gëzove moj Mine,
tunde këto male,
zgjove gurë e lisa,
me këngë e me valle.
———————
4- Ti dole moj Mine,
dole nëpër stane,
çobanët lanë culën,
të të gjejn moj xhane.
———————
( 2 )
———————
1- Po vinë bilbilat po vinë,
hedhin valle hedhin minë
Po vinë bilbilat po vinë,
hedhin valle hedhin minë.

Dridhe, dridhe, ti shamí,
le të shohim bukurinë,
bukurin përmbi lëndinë,
Po vinë bilbilat po vinë.
———————
2- Belë hollë moj gjeraqin,
lulja aromë trëndelin,
belë hollë moj gjeraqin,
lulja aromë trëndelin.

Dridhe, dridhe, ti shamí,
le të shohim bukurinë,
bukurin përmbi lëndinë,
belë holla gjeraqin.
———————
3- E mira ndër shoqe prin,
gushë bardha gjeraqin,
e mira ndër shoqe prin,
gushë bardha gjeraqin.

Dridhe, dridhe, ti shamí,
le të shohim bukurinë,
bukurin përmbi lëndinë,
emira ndër shoqe prin.
———————
4- Dil moj dil moj gjeraqin,
dil e prite dashurinë,
në hije në një lendinë,
aty bilbilat po rrinë.

Dridhe dridhe ti shanin,
le të shohim bukurinë,
bukurin për mbi lendin,
dil e prite dashurinë.
———————
Vladimir Danaj 17.07.2026
( të drejtat e plota të autorit )
* Ndalohet me ligjë kopjimi i tekstit *
E drejta e Auto Dia ΑΥΤΟΔΙΑΧΕΕΙΠΙΣ