Ismet Mustafë Azemi ishte veprimtar i çështjes kombëtare-Shkruar nga Sami Arifi

Shkruar nga Sami ARIFI

Ismet Azemi (1948-2026)

Lajmi i hidhur për ndërrimin e jetës së veprimtarit, Ismet Azemi nga Sllatina e Epërme-komuna e Vitisë, dje, më 18/ 07/ 2026, ishte dhembje e thellë, jo vetëm për familjen e tij, por, për të gjithë atdhetarët e përkushtuar të çështjes kombëtare si ai.

Ismet Azemi ishte i lindur nga një familje me taban kombëtar atdhetar, ai ishte i edukuar në odat sllatinase tradicionale shqiptare, qysh si i ri ishte frymëzua me ide përparimtare liridashëse.

Ismet Azemi në Pranverën e Madhe të vitit 1981 iu bashkëngjit lëvizjes ilegale, ai

nuk mundi të rrinte indiferent, veproi në organizatën ilegale PKMLRSHJ, Ismeti la shtëpinë e tij në dispozicion të veprimit ilegal të kësaj organizate, pra, shtëpia e tij u shndërrua në bazë për shtypjen e materjaleve ilegale propaganduese, kundër pushtetit okupues, nga personalitete të çështjes kombëtare, për këtë u dënua më 22/ 03/ 1982. Ismeti u burgos me grupin e Vahedin Azemit së bashku me të tjerë.

Pas lirimit nga Burgu të Ismetit pushteti okupues mori masa shtërnguese ndaj tij dhe familjes së tij. Ismetin e largoi pushteti okupues nga puna i cili në atë kohë punonte në Koperativën Bujqësore në fshatin Sllatinë e Epërme duke i shkaktuar atij vështirësi të mdha ekonomike.

Mungesa e atdhetarit Ismet Azemi gjithmonë do të jetë zbraztësi e veprimit në rrafshin kombëtar… Qoftë i paharruar kujtimi për Ismet Azemin, Perëndia e shpërbleft me Parajsë, pushoftë i qetë në dritën e pashterrshme në amshim…

Shkruan: Sami ARIFI