Afrimi me kurvën në kohë borgjeze-Nga Agron Mema


Nga Agron MEMA

Në 22 prill të vitit 2020 botuam në katër faqe të gazetës “ TELEGRAF” një pjesë të ditarit të Feim Memokos, ish sekretar i nënprefekturës së Konispolit gjatë mbretërimit të Mbretit Zog I Parë. Nuk është nevoja të përsëritim shkrimin, por të hedhim detje të reja nga ditari i shkruar gjatë viteve 1943-1945. Ditar i shkruar thjeshtë, bukur, ashtu si janë jetuar e përjetuar dhe hedh dritë mbi të vërtetat edhe gjatë LANÇ-it, me të vërtetat që sot vijnë aq të freskëta siç kanë ndodhur, jashtë retushimeve. Por sot po shkëputim këtë faqe ditari me titullin siç e ka shkruar vet ditarmbajtësi Feim MEMKO, sepse koha sot sjell në skenën politike dhe ekzekutive të administratës shtetërore të njëjtat situata ashtu si 100 vjet më parë. Ja teksti i plotë, i shoqëruar dhe me faksimile, i asaj situate korrupsioni që përshkruhet në ato vite dhe i mbajtur me korrektësi në ditar nga sekretari i nënprefekturës.


“ AFRIMI ME KURVËN NË KOHË BORGJEZE”-


Njëherë në vitin 193…( ndoshta viti i plotë nuk shklruhet për anonimitet-shënimi im A.M.) ndodhi një sherr në zyrat e komunës ( Konispol-Shën, AM) Praktiknit i vodhi nënsekretarja prej ushqimit. I tha: Mirë, ne i kishim në dorë marrjen për vete dhe i propozuam popullit buxhetin e komunës duke i bërë të ardhurat 100.0000 franga ari, kurse prishim për vete 200.000 franga ari që kishim në fund të vitit. Këto i paraqesim në Ministrinë e Brendëshme për aprovim dhe çeljen e kredisë në financë…”
Më poshtë ditari vijon me problematikën e ndodhur , por për etikë nuk po zgjatemi. Mendoj se kaq, metafora e titullit dhe brendisë së shkrimit, flet shumë edhe për sot.