Merrmë me vete…!Eduart Veli

MERRMË ME VETE…!
 
Merrmë me vete,merrëm që sot..
Se edhe të qaj,nuk kam më lotë..!
Lotin e syrit,ma thave,ma shterove..
Qysh atë natë,kur në qiell fluturove!
 
 
Merrëm me vete,o i bukuri Kelush…
Më dogji malli,të të puth në gushë!
Në sinoret e tua,merrmë dhe mua..
Më mori malli, për kaçurelat e tua !

 

Të lutem o djalë, merrmë me vete..
Të të marr në gji, e gjithë ato lezete !
Merrmë Keli,nga kjo botë e roitur..
Të të shoh,sa je bërë dhe sa je rritur..!

 

Në ëndërr,s’vjen,a mos je zemëruar?
Një qiell me poezi,për ty kam shkruar!
Dhimbja për ty,na rrudhi,na plaku,na treti..
Rrojmë se s’vdesim dot,unë e nëna Seti!

 

Merrmë me vete Keli,në beson te Zoti ..
Kjo jetë pa ty,pa motiv,është jetë koti !
Më merr ti me vete, o kaçurrelësi im..
Si njoh më ngjyrat,por vetëm trishtim !

 

Merrmë me vete,në mbretërinë tënde..
Mbretërinë e Zotit, të gjithë e çmënde !
Merrmë me vete Kelush,në atë Vilajet !
Thuaju të gjithëve,për gjyshin tënd poet !
 
Merrmë me vete,pa ty këtë jetë se dua..
Edhe dielli që lind ,me duket i huaj,mua!
Merrmë,me këngë çdo ditë do të zgjoj ..
Tashmë jam një i vdekur,që fare kot jetoj..