INVESTIME NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE NGA BASHKIA HIMARË
Nga Agron MEMA
Bashkia e Himarës, me fondin e sajë, po kryen një investim prej 200 milonë lekës, pa TVSH , në përmirësimin e infrastrukturës së segmentit rrugor Himarë- Pilur, më sakt nga Homloi në Pilur, rrugë me një distancë prej 4.7 km. Investimi është përcaktuar në harkun kohorë të dy viteve 2025-2026 dhe po shkon afër fundit, me përcaktim financiar prej një milonë lekësh për secilin vit. Në këtë mënyrë bashkia mundëson që turistat, vizitorët dhe pushuesit të kenë mundësi që nga Piluri, ballkoni i Bregdetit, të shijonë bukuritë malore, ujore joniane dhe mikpritjen qytetare të kësajë treve.
Burime nga bashkia Himarë bëjnë me dije se investime do të ketë edhe në segmentet rrugore që lidhin rrugën nacionale me gjiret dhe portet detare të Bunecit dhe Kakomesë, dy gjire detare nga më piktoresket me një bukuri natyrore magjepsëse.

