Zgjohu Akil! Armenida Qyqja

 Armenida Qyqja

Zgjohu Akil!


Nëpër natën e qorruar qajnë kuajt e Akilit,
Qajnë e qajnë por dot nuk e zgjojnë
Me lot e ligje qajnë trimin dhe Epirin
Që po e shesin si të ish’ mall pa zot…


Çohu Akil, dridhe prapë botën,
Arratinë poshtë gurëve të marrin gjarpërinjtë!
S’u ngopën me gjakun e pinjollve të tu,
Fole demonesh ta bënë edhe tokën…


Çohu Akil, shkundi perënditë,
Ashtu si qëmoti ta pleqërojnë punën!
A bën të shkretohet sofra e zotave,
Nga një grusht tiranësh zvarranik?!


-ARMENIDA-
Korrik 2026