Kujtim N. Mullai

Parajsa tokësore allakomunë
Mes të mirash lumë,
Pa halle, brenga, shqetësim,
Siç është gatuar njeriu,
Ëndërr në diell, mashtrim!…
A s’bën muu kjo punë?
“NE”: …fasadë!
Brendia: …”UNË”!
Kujtim N. Mullai
________________
Në vijim një kritikë e ashpër poezisë
nga studiuesi Vladimir Diko :
“I mjeri POET, ngatërron nocionet fetare me realitetin njerëzor,sepse, për të nuk ka sistem më të mirë se purgatori qiellor, i konvertuar në tokë si imperializëm…
Matja që i bën komunizmit me masën e nihilizmit profan e çon në poçen egjiptiane të mishit faraonik …
“Ëndrra në diell” është teza më reaksionare e një filozofie fiteiste, e cila mohon çdo veprimtari revolucionare për të përmbysur sistemin e miliarderëve, që quhet imperializëm…
Një proletar në themel, të propagandojë shuarjen e revolucioneve komuniste, nuk bën gjë tjetër veçse konvertumin e minifundeve në tanga fleksibile…
Estetikisht: Bukur!
Artistikisht: Edhe më bukur!
Filozofikisht: Idealizëm teologjik reaksionar…
Me respekt, ILIÇI! ( Vladimir Diko )”