
Jam e lodhur…
Jam e lodhur,
Vërtetë jam e lodhur,
Jam lodhur të pres,
Të më duan…
Jam e lodhur duke qëndruar,
Në stolin e rezervave,
Jam e lodhur nga gënjeshtrat,
Pa fund,
Jam lodhur të pres,
Diçka që nuk do të ndodhë kurrë,
Jam e lodhur nga pritjet e gjata,
Nuk dua të dashuroj më,
Nuk dua të më duan më pahir,
Nuk kam kohë për gjëra pa vlerë,
Që s’e di ku do më çojnë.
E vetmja gjë që dua në këto
Momente,
Është paqja me veten time,
Dua të jem larg gjithçkaje,
E cila po më mbyt,
Jam e lodhur…