JANNIS PARIOS
MBARUAM PRA
( TΕΛΕΙΩΣΑΜΕ ΛΟΙΠΌΝ)
Κokulur dhe zëulët bisedojmë
Dhe fjalët tona vdesin në një anë
Një zog është kjo ndarje që flatron..
Mes syve ngashërim që pa lot qajnë.
Dhe fjalët tona vdesin në një anë
Një zog është kjo ndarje që flatron..
Mes syve ngashërim që pa lot qajnë.
Mbaruam, tanimë ç’fjalë të fliten..
Ky loti ynë një pikëz që po ngrin..
Mes buzve fjalët tona po përshpirten,
E nata prapë natën po na gdhin.
Kokulur edhe qielli përshëndet
Sekretet tona i di pa i zbuluar,
Me ndrojtje dërgon fshehtas ndonjë re,
Një dashuri të humbur për t’ vajtuar.
Sekretet tona i di pa i zbuluar,
Me ndrojtje dërgon fshehtas ndonjë re,
Një dashuri të humbur për t’ vajtuar.
Përktheu nga greqishtja: Lefter ShomoK/783j.p.α.