77 Vjet! Kuvendon kënga me shekuj!Miranda Troci Derti!

77 Vjet!


KUVENDON KËNGA ME SHEKUJ!

Dardhë fisnike me kulla prej guri.
Nëpër breza të ka shëndritë nuri.
Rrojnë me shekuj Kuvendi e kanga.
N.flakë baroti në luftë me krajla

O Mirë se na erdhe” në Ne Dardhë e Ne Kuvend.
Do jetojë Ansambli shekujve me këngë
Sa të ketë ujë Drini me valē.
Dardha kangën e mban gjallë

Në çdo Gusht kur guri piqet.
Për vatan shpirti të digjet.
Si zogjtë shpërndarë ardhē e ikë .
Pērmallim e troje te braktisë.

Kuvendon kanga me shekuj .
Bash si shqipet nëpër shkrepa.
Gjëmojnë lodrat çdo derë e prag.
Qysh prej Drinit deri n.Korab.

Gëzofsh e qofsh moj Dardha e Kuqe.
77 vite vjet me këngë e valle.
Shtatë nahijet fjala ka shkue.
Sofrën shtrue në dasëm të madhe.

Nderojnë trollin e Nderi i Kombit.
Nderojnë Dibrën anë e mbanë.
Dardha e artit e folklorit.
Gjithmon kangën e mban gjallë.

( mbrohet autorësia)
Shkroi !
Miranda Troci Derti!
Reç Dibër!