
UNË HESHTJEN TËNDE E DËGJOJ
Kur ti hesht,unë vetëm dëgjoj,
Heshtjen tënde sa bukur që flet.
Vetëm hesht e nuk komentoj,
Heshtja jote vazhdon e godet.
Heshtjen tënde sa bukur që flet.
Vetëm hesht e nuk komentoj,
Heshtja jote vazhdon e godet.
Dëgjoj hapat e heshtjes tek kërcasin,
Tringëllimën e gotës se verës që pi ,
Flluskat në ajër si tullumbace pëlcasin,
Ndërsa jashtë vazhdon të bjerë shi.
Kur heshtja zgjohet,fjala vetëm hesht,
Ështe një marëveshje shumë e thjesht’
Kur heshtja ngre zërin, nuk grindem,
Unë heshtjes tënde përherë i bindem.
Ështe një marëveshje shumë e thjesht’
Kur heshtja ngre zërin, nuk grindem,
Unë heshtjes tënde përherë i bindem.