Priste -Teki Carcani

Ti s’ecje. Silleshe rreth meje gjeth në fluturim,
Nuk flisje
Vetëm cicëroje tinguj pa mbarim,


Në arom të njëri-tjetrit u dehëm
Blerimit pranveror fshehur,
E ikëm mbi barin që ende shtrirë flinte,
I dehur.