Gaca-Shkurte Berisha

Shkurte Berisha

Gaca
 
Nën hirin e ditëve që shuhen ngadalë,
një gacë e vogël rri zgjuar në thellësi;
ajo më mëson se jeta s’është veç fjalë,
por dritë që rilind në çdo vështirësi.
 
Kur era e fatit gjithçka do ta marrë,
ajo s’e humbet ngrohtësinë e saj;
nga një shkëndijë ndizet një vatër e mbarë,
e nata dorëzohet para agimit të bardhë.
 
Mos e shuaj gacën që ruan çdo shpresë,
se zjarrin e jetës e mban përherë gjallë;
ajo çel në zemër një pranverë me vesë,
kur shpirti ngrihet mbi çdo plagë e valë.