Luan Sheshi

Në pritje të kërkundit,
shtegëtime të pabesa,
kufijshë…të samundit,
udhëkryqe…të paftesa…
Pas Bota plot mëkate,
zvarriset…hije më hije,
pran-larg…sfida e fate,
qortojnë…me sy habie…
Pendimi verë nën deje,
deh brengën…hileqare,
si qielli pas çdo rrufeje,
qas heshtjen mëkatare…
Në pritje të kërkundit,
shtërngatë…kujtimesh,
kufijshë…të samundit,
ndërkallje…harrimesh…