Veis Abazi

Do mbetem në histori
S’di ç’të bëj, i varfëri,
Me syzezen në avlli,
Kur shkoj, më rrëmben me sy,
Me ata dy sytë e zi
Porsi rrushi në hardhi.
Do pres natën dhe do vi,
Do prish mure dhe çati,
Për dy kokrra rrush të zi,
Për frutat që ke në gji,
Të mbetem në histori,
Ai që prishi shtëpi.