Për librin si mësuese, poete, leximtare , por edhe nga eksperienca 20 vjeçare në Bibliotekë-Flora Gjondedaj Dervishi

Flora Gjondedaj Dervishi

Për librin si mësuese, poete, leximtare , por edhe nga eksperienca 20 vjeçare në Bibliotekë .

Hyj tek ai grup njerëzish, që beson se gjeneratat e reja duhen drejtuar drejt librit, pavarsisht sfidës se ekranit të madh e të vogël,që nuk është problem vetëm mbarëshqiptar, por mbarë planetar.
Ka fëmijë e të rinj ,që lexojnë dhe nuk janë pakicë, (qoftë edhe I book) .
*Gjithësesi do t’më lejoni të ndaj disa modele , veçmas për prinderit, jo emigrante
1.Në Itali në Bibliotekat e Fëmijëve, që kanë dhe infrastrukturën e miniteatrit, realizohet
Inskenimi i personazheve nga vet lexuesit:
Përveç figurave klasike si: Pinoku , Anna flokë kuqe , Pipi çorapegjata , Magjistari i Ozit ,etj., etj . Lexuesit , deri tek veshjet i vizatojnë vet, edhe i realizojnë, të asistuar, natyrisht .
Në Cairo ,Aleksandri, Suedi , Kroaci ,dhomëzat e leximit ishin me skenografi gati në perfeksion, me natyrën , portrete të personazheve të përrallave dhe fabulave , etj . Dramatizime pjesësh , vijonin për kategorinë e lexuesve më të rritur . (Tek ne ka pasur dramatizime në gjimnaze ,siç ka pasur edhe një kulturë të admirueshme leximi , qoftë edhe duke pritur urbanët e periferisë , por ka një zbehje .Ju lutemi , më mirëkuptoni , nuk jam kundër teknologjive të reja . Biblioteka e Luksemburgut ofronte fjalën e fundit të teknologjisë se avancuar , përveç durimit ✍️😍
Nuk po ju lodh me shembuj nga mbi 13 vende ,apo rreth 50 e ca biblioteka, të vizituara ku kam ndaluar , jo si turiste .Por , nuk mund të le pa përmendur, se vetëm, qyteti Selanikut , fqinji ynë , ka 15 Biblioteka dhe 7 ishin për fëmijë , përveç bibliotekave funksionale të shkollave ….Nuk mund të le pa përmendur rrjetin Bibliotekar funksional të Prishtinës .
2. A kemi Biblioteka në kampet verore ,
në resorte turistike? Në Vila luksoze private , hotele , spitale , kompani ? (Në burgje po . Kemi dhuruar dikur , kur lehtësonin fondet ).
(Tirana paraprin , në struktura librore ,jo vetëm me Book Land , Internet kafe apo dy tri qendra librore , që në raport me kafenetë janë në minorancë .Përpjekje profesionale në ftesën e lexuesit edhe nëpërmjet eventeve bëjnë edhe qytete si : Shkodra , Durrësi ,Gjirokastra, Korça, Vlora etj )
Po zonat rurale ?
3. Udhëtimet , që tashmë nuk mungojnë , janë një mundësi njohje me shkrimtarë të nivelit botëror, që janë ende shumë të dashur , e kësisoj i grishim drejt librit fëmijët
(Po e konkretizoj : Mbesa ime, 8 vjeç, i kaloi pushimet në Kopenhagen Danimarkë .Ne gjyshërit e “marrosur ” pas letersisë dhe edukimit , e ndjenim si detyrë , t’i nënvizonim se atje ishte vendlindja e Hans Kristian Andersen , përralltarit të madh.Apo dramaturgu botror, W. Shekspirit ka vendosur ngjarjet e dramave në
Kështjellën Elsinor, të Princit të Danimarkës . Hamlet , apo Fabulisti, La Fonten, ka lindur në Francë dhe vijon të pëlqehet nga njerëzimi , në Suedi, Nils Holgelson etj , etj .
Dhe ,besoj e realizuam trokitjen e parë, dhe jo vetëm për mbesën tonë ….
Leximtare të dashur
“Me gusht bashkë, ikën dhe vapa .”
Regjistrimi në shkollë duhet realizuar njëkohësisht me regjistrimin në Bibliotekë…
Faleminderit për mirëkuptimin!
@16gusht 2026 Flora Gjondedaj Dervishi