Mëngjes plot dritë-Shkurte Berisha

MËNGJES PLOT DRITË
 
Sot shumë herët u zgjova,
më herët se asnjëherë,
një shpresë të re mendova,
që po më vjen si pranverë.
 
Rrugët e njohura mirë,
i shoh me syrin e qetë,
larg u zhduk çdo errësirë,
gëzimi mbeti i vërtetë.

 

Ditët që shkuan lanë gjurmë,
sot po i pres me fitore,
pa asnjë ankth e pa zhurmë,
fati më mori dorë për dore.
 
Dhe dielli lart në qiell,
po ndrit mbi rrugën time,
çdo rreze që ai sjell,
më mbush plot me gëzime.