
Më pyesin…
Më pyesin,
Sa herë gënjen?
Sa herë më pyesin si je?
Se nuk di çfarë t’u them,
Se jeta nëpër duar më rrëshqet,
Çfarë fitove nga kjo jetë?
Këtë përgjigje kthen përherë,
Veç dy yjeve,
Që në jetë unë solla,
Pas tyre fort u mbështolla.
Gëzimi i vetëm,
Që unë kisha,
Veç për ta lotët “gëlltisja”…
Më pyesin,
A do t’i braktisje ndonjëherë?
Kurrë u them,
Gjersa frymë të kem…