Tokē-Valbona Kolaveri

TOKĒ

Avujt e tokës po çmenden nga përvlimi i ikjeve,
Ndërsa zjarri i ndezur votrës ,po shuhet der në thëngjill tē fundit
Prej kujës së nanës që ju thanë djepat kulmit

Me ibrik të lotëve,
Po mbush ngadalë kupat e idhnimit
Ti pijë me fund trishtimi

Si tē ish vejushē mes malesh,
Pa jehonë kushtrimi,
Pa kësulē të motit,
Pa mburojë shpirti

Me zemër të vrarë
Me duar mbështjell vetes
Si një qefin të bardhē

Me sytë drejt perëndimesh
Që shuhen ngadalē,
Pret gurët e trojeve të bëhen të gjallë.

Valbona Kolaveri