
RRAFSH ME TOKËN.
Sot iu dorëzova erës,
pa peshë ,
pa shpjegime.
Nuk isha flutur,
as zog;
veç vetja ime.
Era më lidhi në krahë,
në tokë të gjelbër më rrëzoi.
Rrënjët psherëtinë:-U vrave?!
Me tokën u bëra rrafsh,
gjelbërim,mëndafsh.
Me tokën…rrafsh.
20/8/2026