DORË
Dorë, moj dorë
Me shumë “ ngjyra…”
Dorë nëne,
Dorë babai,
Dorë motre,
Dorë vëllai,
Dorë bese,
Dorë miqsie,
Të gjitha dorë Perëndie…
Dor’të ligu, maskarai
Mos , o Zot në “ prehër “ të saj…
Më makabria, lapërdhare
Ajo… dora tradhëtare…
Mjerë, barku që e formoi
Me një “ trung “ , pse…s’e ndërroi?!..
Stinët sido që të vinin
“ Shpuzërimë “ me baba dimrin!..
N . L . ( F )