S’të fal koha-Kujtim N.Mullai

S’ T Ë F A L K O H A

( triptik )

Dy këndvështrime interesante të TRIPTIKUT

nga kolegët: Prof. Dr. Agim Sallmani,



Prof. Dr. Agim Sallmani:
“Një triptik mbi një të vërtetë të vjetër sa vetë jeta:
koha nuk fal, sepse ajo nuk pret askënd.
Dashuria, mundësia dhe fjala kanë vlerë vetëm
kur jetohen në çastin e duhur. Ajo që shtyhet për “nesër”,shpesh e humb kuptimin e “sot”.
Edhe fara, sado e mirë të jetë, pa kohën e duhur
të mbjelljes nuk premton kurrë një korrje.
Në fund,filozofia e këtij triptiku është e thjeshtë:
mos e pyet jetën kur do të vijë koha –
bëhu ti ai që e njeh kohën kur ajo vjen.
Përgëzime poet Kujtim N.MULLAI!”

__________________________________
Ido Malèsori Fantastik:
“Si gjithmonë në reflektim ekstravagant dhe mbresëlënës. Filozofi poetike e kombinuar
me folklorin e bukur ku poezia merr përmasat
e trekëndshit magjik në rafsh social, psikologjik dhe letrar.
Një stil i veçantë, reflektim i veçantë si dhe kombinim i veçantë që vargut i jep shije, jetë, atmosferë dhe freski.
Dhe këtu qëndron Arti i Poezisë kur Poezia bëhet Poezi me rrezonim e jo vetëm vargëzim.
Suksese Poet Filozof…!
Në kureshtje të perlave tjera të radhës…
Respekt!”
________________________________
– A –
Në më do, sa unë të dua,
Naze, jo,…mos luaj me mua!
Kam uri, ma shtriu kush dorën…
E di ç’ndodh?…Për pulë,ha sorrën.
– B –
Kur të dua,… kur më do,
Eja shpejt, mos u vono!
E shtyve për ditë tjetër,
Rrezik bëhesh…pare e vjetër.
– C –
“Veza sot,
A pula mot?”…
Dëgjo popullin ç’të thot’…
Farës, fruta për t’i vjelë,
Gjeja kohën për ta mbjellë.

Kujtim N.MULLAI