
Shkëlqimi yt në largësi
Kur të kujtoj, çdo gjë merr dritë,
Të shkëlqen fytyra, të ndrijnë sytë.
Ky imazh i ëmbël më jep mua shpresë,
Se dashuria jonë kurrë nuk do vdesë.
Largësia tretet kur mendoj për ty,
Për atë buzëqeshje që më bën magji.
Çdo ditë që kalon, takimin afron,
Dhe zemra ime vetëm ty të kërkon.
Mezi po pres ditën që të të shtrëngoj,
Në atë fytyrë të bukur sytë t’i shikoj.
Do të jetë një festë, një çast plot bekim,
Kur të dy të jemi në një përqafim.
Xheva Salihaj
Vjenë 2026