Mall për detin-Lefter Shomo

LEFTER SHOMO


Det të dua,qenie e dashuruar
Je rebel se s’rron dot pa liri
Je një shpirt, poemë e adhuruar,
Një pasion i zjarrtë që ngjall zili.

Brenda gjirit mban naiada, driada
Njëra valë ndjek tjetrën me nxitim
Fryhesh bëhesh mal, përpin kaskadat
Omerta sekretesh gjer flijim.

Bulza ballit ngjesh te marinari
Shpesh ndryshon,i njëjtë kurrë s’ngjan
N’horizont shtang ankthi i mërgimtarit
Ankth i blunjtë,i artë, jargavan.

Shndrroje fjalën time,bëje dallgë ,
Merma vargun ktheje në stuhi
Frymëzimin tim bëje pulbardhë
Rimën bëma t’ artë melodi.

Merr mendimin tim e bëje shkumë
Dashurinë për ty ktheje refren
Shkreh të drejtën time në furtunë
Kthjelltësinë e ëndrrës bëj zgalem.

Shkumën qafës vishma
për dantelë
Përkëdhelmë si ty të ëndërroj
Në gruackë thellë mbamë si perlë
S’mundem larg prej teje të jetoj.

Lefter ShomoK/60 p.i.α.