Dori Camaj

Ti,kush je!
Përtej malit,
në fshatin ku shpirtrat ndërrojnë botë
pa vaj,
pa kujë,
këmbanat bien
vetëm të djelën…
Një ditë të vetme
lutjet,
u lidhen tufës së korbave pas shpine
e ngjiten qiellit..
Ti, kush je!
Nga se vure këmbë në këtë prag,
tek bie të fle,
unazën nuk e vendos më mbi komedinë,
s’më zë frymën…
Mësova emrat e ditëve të javës,
mbolla lule në kopshtin pa gardh,
lyeva dritaret bojë qielli,
e mbi tryezë
frutat pikojnë jetë…
Ti,kush je!
E shtunë mbrëmja,
të lutem më thuaj,
unë duhet ta di,
parë se t’u lidh korbave
një lutje për ty,
nesër….