Njerzit e çmuar qëndrojnë të gdhendur në muret e shpirtit tonë. Nga ku askush nuk mund t’u shuaj emrin dhe koha asgjë s’mund të shprish.
Njerëzit e çmuar qëndrojnë aty “bashkë” me ne, gjithmonë, edhe kur distancat ndajnë, janë aty, më të pranishëm se kurrë. Në atë vend ku nuk ekziston “s’mund” e asgjë nuk ndalohet, ku frymon dashuria, ku jeton magjia, sepse është pjesa më e mirë që kemi.
Dhe ti, je aty, si një dhuratë e çmuar, në atë vend “të shenjtë” që quhet shpirt, ku gjithçka është frymëmarrje.
**********
Silvana STREMIZ
sjell në shqip, M.Zegali Rustemi Marjana
