Mendohem pse gazetarët duhet të shkruajnë vetëm gënjeshtra? Zoika Sinjari Rrufa

Mendohem pse gazetarët duhet të shkruajnë vetëm gënjeshtra?

Të merr lemeria të lexosh gazetat, se vetëm gënjeshtra shkruajnë.

Po mirë, çfarë fiton, që shkruan pacavure? Ta them unë se çfarë fiton: vetëm urrejtje, se kur del e vërteta dhe redaksia që të pranoi gënjeshtrën, në fund do të hedhë në lumë, se nuk do të të besojnë.

Po kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, po në gjithë botën, sepse gënjeshtra ka zaptuar botën, kurse e vërteta nuk ka veshur akoma këpucët.

Shkruani pastër, që të mos ju urrejnë.

Shkruani pa gabime, që të mos ju shporrin.

Vetëm e vërteta shpëton këdo.