Shtator, qofsh i mbarë!Fatmira Limani

Fatmira Limani

Shtator, qofsh i mbarë!

Sot dita e parë e shtatorit.

Shumë ndryshime në jetën tonë.

Largohet stina e verës, rikthehet vjeshta.

Largohet i nxehti, vjen fresku i duhur.

I lëmë pushimet, larg malit e detit.

I rikthehemi punës, rutinës së përditshme.

Ndryshimin e bukur, këtu ku jemi, e bëjnë fëmijët.

Të buzëqeshur, rikthehen në bangat e shkollës.

Në mëngjesin e sotëm, kudo t’i hedhësh sytë,

rrugë e trotuare, fëmijët si flutura kanë çelur.

Duket, sikur ka ardhur pranvera.

Rrugët mbushur si lule borziloku a trëndafila,

aromë e këndshme, veshur e zbukuruar.

Kudo shkel këmba e tyre, ambienti i tjetërsuar.

Me gëzimin e fëmijëve, bashkohen prindërit.

Me fëmijët përdore, drejt shkollës së dijes.

Urime suksese, një vit i mbarë për gjithë fëmijët!

Urime suksese, një vit i mbarë në çdo familje!

1.9.2026
Antwerp, Belgjikë
Fatmira Limani