Rritë pa numër-Hasan Qyqalla


-nipit të dashur- 


As dielli nuk ma thanë lotin 
terri nuk e fsheh ofshamën
agu çel i mugët


nuk e shkel harrimi rritën tonë
“binjake”
as lojën në lëmë
as haren e bardhë në votër
as kafshatën që ndamë në sofër


pjatën e gjellës prej dheu
me “supë” lotësh mbushë
e prekë pa sy
e përpij me lugë
një për vete
një për ty


(a vdesin hyjnit?!)
Oi – oi – oi…


Hasan Qyqalla 
Bardh, 14.08.2026
P.S.
Këto vargje ia dedikoj çunit të hallës Xhevat R. Krasniqi 1962 – 2026