Tomi Buzi

KUR KËNDOJ SHELGJEVE.. !
Më dëgjoni brigjeve
nëpër zabele,
kur hëna bredh e vetmuar
si un,
nëse doni..
dëgjomani këngën netëve,
kur i këndoj kanarinës
shelgjeve
mbi lum !
Me zërin tim vërshëllejnë
djemtë,
kur ‘bilbileshat’
përgjojnë nga parvazet,
në zërin tim
gurgullojnë përenjtë,
kërcejnë thëllëzat,
duke endur nazet !
E kur dimrit
i ftohti më mbulon,
un shpërndaj tinguj
në bardhësi ,
në këngët e mia,
qarkohen medaljon..
puthjesh,
shpirtrave që kërkojnë
qetësi !
Më dëgjoni këtu,
ç’do mbrëmje vjeshte,
këtu,
nën ‘shelgjet’
e vargjeve të poetit,
nanuriteni në gjum..
ç’do buzëqeshje,
përzjer me tingujt
e valëve të detit
Më dëgjoni pak çaste
të këndoj për ju,
në tastierën e virgjër
me tela të gjelbëruar..
pastaj lëreni shpirtin të dashuroj
si un..
shpupurisur,
mes krahëve lëshuar !
Tomi Buzi.