
Mos u mundo…
Mos u mundo dorën,
Të ma lëshosh,
Përpiqu kështu siç jam,
Të më pranosh…
Do jem me ty dhe përjetë,
Me hallet e tua gjithmonë,
Do më kesh,
Çdo ditë ta vërtetoj,
Se do të jem me ty në çdo kohë.
Nga kjo botë kur të largohem,
Fjalët e mia do të kujtohen,
Buzëqeshje çdo çast,
Të më dhurosh,
Sytë mos m’i mbush me lot,
Do të zë rrënjë thellë,
Aty në shpirtin tënd.
Të kam thënë se të dua,
Dhe asgjë nga ty larg,
Nuk më mban.
Sikur detet të bashkohen,
Me ty dua të jem pranë.
Tjetër njeri s’do të qasesh,
Besim askujt s’do t’i kesh,
Në jetë,
Në heshtje me veten,
Do të flasësh.
Ajo me paska dashur vërtet!