Gjeniu që vuri në lëvizje trurin me zgjuarësinë e tij, inteligjencën, dhe duart e arta…Olimbi Dafa

Olimbi Dafa

Gjeniu që vuri në lëvizje trurin me zgjuarësinë e tij, inteligjencën, dhe duart e arta, që i dha emër dhe e bëri krenare kombin e tij.

Jemi krenarë për njeriun që vuri në lëvizje trurin me zgjuarësinë, inteligjencën dhe duart e arta. Ai është krenaria e familjes, vetes, Kuçovës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Pra është Krenaria madhështore e Kombit tonë. Është përcjës vlerash mbi elitën e inteligjencës, brenda e jashtë vendit që po shkëlqen në rrugëtimin e artit të tij plot dritë!

Respekte për këtë artist të talentuar që na bëri krenarë. Që të arrish deri në këtë fazë të lartë, dihet se është bërë një punë e madhe në saj të impenjimit, përqendrimit, fantazisë, këmbënguljes, të cilat bëjnë që arti i tij të jetë mjaft cilësor.

Pirrua na nderoi në Zvicër, ku Akademikët e Horologjisë u befasuan me këtë orë fantastike, e cila përcjell mesazhe, tregon dhe traditë dhe kulturë të veçantë të kombit të vet. Një zbërthim të detajuar brilant ku e nxjerr në mënyrë të përsosur figurën e Pirros, me një origjinalitet të paparë Staver Sinjarit.

Ja si shprehet ai: Në këtë shkrim shkrien bashkë vlerat, shkenca, të padukshmet, pasioni, fantazia, durimi, sakrifica, guximi, kënaqësia, suksesi, pra…

Pasion-ora Mbretëreshe. Këtë orë që ndriçon ai e cilëson si kryevepër.

Çdo gjë e re, shkencore, artizanale kësaj epoke na nxit: Të ndryshojmë gjithçka në dobi të njeriut, të krijojmë gjëra sa më të përsosura në kuadrin e kohës, të përsosim dhe shoqërinë!

Ky është mesazhi kryesor i orës Mbretëreshe! Bukur. Ka shkruar Staver Sinjari, duke nxjerrë në pah vlerat e këtij argjendari, i cili është me këmbë në tokë, që ka një imagjinatë dhe fantazi krijuese mjaft të lartë e cilësore me punën e tij të suksesshme, falë talentit të tij, si dhe trashëgimisë.

Më pas i famshëm si Orberës novator! Madje që me goditjen e parë theu tabunë zviceriane të orëve tradicionale.

Deri më sot nuk kemi parë e dëgjuar arritje kaq superlative mbi inteligjencën ekzistuese në fusha të ndryshme, ndaj Pirrua meriton më shumë. I merituar dhe shkrimi i mikes time Vali Mukes, e cila jo vetëm shkruajti me superlativa për figurën e Pirros, por dhe e përktheu në gjuhën Angleze.

Sa krenar ka bërë Pirua edhe familjen e tij dhe të jatin, i cili i mburret engjëjve të parajsës për suksesin e djalit, të cilit i dha bazat e para të zanatit të tij, dhe ai me zotësinë e tij e praktikoi dhe si mjeshtër i një pune këmbëngulëse të përqendruar me vullnet dhe durim, arriti të bëhej një gjeni e të arrijë në majën më të lartë të suksesit.

E ndjej se kjo orë që bëri Pirrua, do ta shtyjë për të bërë gjëra të tjera më madhore, sepse Ai ka sedër. I uroj një muaj të mbarë dhe suksese në krijimtari të tjera në fushën e zanatit të tij!

Vlerësimet për Pirron nuk ndalojnë, sepse me këtë kryevepër që ai bëri na ka bërë që ta shumëfishojmë më tepër respektin, e t’i përulemi me më shumë përzemërsi dhe dashuri njerëzore, këtij njeriu human, i cili punon në heshtje në përsosmërinë e artit të tij dhe e lë zhurmën e suksesit që të flasë vetë, sepse është një njeri i përsosur, i thjeshtë, inteligjent, i qetë, i shtruar, me një talent dhe kulturë të gjerë, që nuk di t’i bëjë reklama punës së vet, megjithatë vlerat e tij i shikojnë dhe i reklamojnë të tjerët.

E pamë me sytë të përqendruar në televizor, djalin e Kuçovës, kur e thirri vetë kryeministri, i cili e vlerësoi dhe e përgëzoi për përpunimet që kishte realizuar.

Shqipëria ka treguar se ka më shumë flori sesa bakër, sado që ta baltosin atë, ai prapë do shkëlqejë. Arti i tij është arti që mbetet dhe shërben si katarsis shpirtëror.

Edhe në shkollën e mesme, në gjimnaz, Pirrua ka shkëlqyer në mësime. E donin të gjithë shokët dhe shoqet e shkollës, me të cilët ai nuk i ka shkëputur edhe sot marrëdhëniet me ta.

Ja si shprehet mësuesi i tij që ka pasur në gjimnaz Trifon Çela, i cili i drejtohet Stavri Sinjarit: Bashkohem me mendimin dhe dëshirën e sinqertë tënden. Pirrua vërtet është djalë Kuçove e këtë s’e luan Topi.

Pirrua u rrit e u formua, së bashku me shokë e shoqe të tjerë kuçovarë. Ai mbaroi shkollën e mesme si nxënës: Ekselent. Megjithëse pati vështirësi për problemet e asaj kohe. Ai çau me zotësi dhe arriti rezultate të larta.

Kur vinim në fakultete dhe e shikonim rezultatet, Pirrua dhe studentë të tjerë, Gjimnazit të Kuçovës i nderonin faqen.

Nuk është rastësi që Pirua të ndodhet në këto maja. Ai është vlerë. Artisti i familjes, por disa herë më tepër i Kuçovës; e po ta shohësh më gjerë është vlerë e gjithë kombit.

Nuk kam lidhje fisnore, por e kam njohur nga afër. Njoh genin e talentit, por edhe të tijin, se e kam patur nxënës për katër vjet në gjimnaz. Ka patur vlerësimet më të mira.

Kur vlerësohen njerëz si Pirrua: Kuçova vlerëson veten. E pres me kënaqësi dhe unanim vlerësimin e këtij Djali si telent më të mirë që ka nxjerrë Kuçova.

Jam besim plotë: Se Bashkia e Kuçovës do ta bëjë detyrën e saj. Me shumë respekt për Piron dhe Bashkinë e Kuçovës.

Trifon Çela

Njerëzit e mirë dinë të dhurojnë! Dinë ku duhet dhuruar, arsyen – pse duhet dhuruar, por më e rëndësishmja dhe kryesorja çfarë duhet të dhurojnë. Shumëkush zgjidhjen e ka në dyqanin e lagjes, në supermarket, shpesh porosit edhe diçka t’i vijë me postë, etj, etj.

Por të falësh diçka, të cilën e ke prodhuar me duart e tua, natyrisht është një zgjedhje mbresëlënëse…

Dhe kur kjo “punë” është një PUNË E KALIBRIT TË NJË MJESHTRI TË MADH, aq më tepër PËRKRENARJA E HEROIT KOMBËTAR TË VENDIT… mbetesh pa fjalë dhe nuk di çfarë komenti të bësh…

Që nga arti i të krijuarit të një KRYEVEPRE, vlera e saj e padiskutuar, koha (më e çmuara ndër të tjera), impenjimi, preciziteti, ndjenjat që të mbështjellin gjatë punës, fantazitë që të mbërthejnë, etj, etj… gjithçka është pjesë e asaj pune, e atij kreativiteti… që për më tepër do zërë një vend prestigjioz si KRYEMINISTRIA!

PIRRO, JE I MADH

Çfarëdo që të them, çfarëdo lloj krahasimi të bëj, më duket se nuk gjej dot të them atë që duhet, për një akt të këtij dimensioni!

BRAVO PIRRO, BRAVO! Pirro Ruço, kaq sa bëni ju për afirmimin e kulturës dhe traditës tonë kombëtare dhe për ngritjen e imazhit të shqiptarëve në botë, se bëjnë dot as shumë ambasadorë. Ju lumtë!

Nazmi Jakurti

RESPEKT TË PËRHERSHËM PËR PUNËN TENDE. Përgëzime Pirro!

Duket që ajo gjëja “e vogël” ka e do të ketë jehonë GLOBALE! Siç e kemi theksuar edhe herë të tjera, është arritje 360 gradë, që ka brënda të gjitha vlerat më të spikatura kombëtare shqiptare, por veçanërisht përvojën dhe aftësitë e tua personale, tre apo katër dimensionale.

Asgjë nuk ka ardhur rastësisht, asgjë nuk ka “rëne nga qielli”! Puna dhe vetëm puna, përvoja personale, pasioni dhe këmbëngulja për përsosmërinë në shkallën superiore, e kanë bërë kaq madhështore saqe vlerësimet nuk kanë të sosur!

Po, po, ja që edhe nga një vend i vogël, që këto kohë, nga medja e huaj përmendet shpesh jo gjithmonë për mirë, dalin edhe kryevepra që konkurojnë e “lënë prapa” edhe vënde që kanë traditë shumëvjeçare, apo që janë bërë “sinonim” i këti lloji prodhimi.

Shumë suksese në arritje të tjera!

I sigurt se në mëndjen tënde është konfiguruar arritja e radhës!

Agro Pirro Ruço me këtë kryevepër të një kalibri të lartë botëror, të skalitur me mendje dhe shpirt vizionar, të një pune të jashtëzakonshme nderi jehonë me Orën Primordial Pasio përtej kufijve të trojeve shqiptare.

Kjo kryevepër e Pirros ngriti lart Emrin e Shqipërisë, Vlerat e Historisë së një Populli të Lashtë.

Po si po e bën këtë orë?!

Po. Atje është skalitur në mikron ideja brilante, Patriotizmi në thellësinë e shpirtit, Pasioni dhe vullneti, këmbëngulja dhe besimi, duke trokitur për t’ia dalë në majat më të larta të orëve më të mira në botë.

Shkoi nga një vend i vogël dhe i varfër, por vlera të larta që në krye të herës.

Ai trokiti dinjitoz me një kryevepër, që i ka mahnitur të gjithë.

Kjo është Ora e Shqiptarëve, ajo ka jetë, ajo ndjen dhe flet shqip në çdo detaj, prandaj është jo vetëm kampione, por kampione e kampioneve.

Që tani ndihem krenare me kryeveprën tuaj Pirro!

Fitorja, mrekullia e Zotit! ❤🌍🇦🇱🌍 Ruco Lili,

Ja si e vlerëson me respekt dhe mirënjohje.

Anisa Ymeri

Vij nga një familje e cila nuk ka asnjë traditë në trashëgimin e sendeve me vlerë, përfshirë edhe bizhuteri të çmuara. S’kishin se si, pasi nuk kishin trashëguar asgjë dhe as ishin kultivuar me idenë se historia e familjes, trashëgohet edhe përmes tyre.

Duke u formuar pak nga pak dhe sidomos duke u vetëdijësuar, kryesisht falë profesionit tim në fushën e kulturës, herët kuptova se fëmija im do të trashëgonte doemos nga unë/ne edhe historinë e familjes përmes bizhuterive. Me aq mundësi sa do të kishim. Dhe kështu kam bërë, duke projektuar pak nga pak, me ato mundësi të vogla që kemi, atë që do të doja të trashëgonte vajza ime e pasardhësit e saj, duke u përpjekur që çdo bizhuteri ta ketë një kuptim dhe një histori e cila do të transmetohet bashkë me to.

Në këto përpjekje dhe dëshira, kam qenë shpesh në laboratorin e @artisticjewellerypirro dhe e dija prej kohësh se Mjeshtri @pirro.ruco1 ishte duke u marrë me projektin e tij të jetës. Ama nuk e kisha menduar kurrë se e gjithë esenca e kulturës dhe trashëgimisë së shqiptarëve, do të gjendej brenda një ore.

Në këtë orë që është kryevepër e artit e që historia do ta çmojë si objektin më të rëndësishëm të kohës së vet, sheh të të kalojë përpara syve, vërtet e gjithë trashëgimia jonë.

Bëhet fjalë për një ORË e cila ka vlerë të madhe monetare dhe më shumë se kaq, është me vlerë të paçmuar për Kombin, në shumë drejtime.

Faleminderit Mjeshtër që na bën krenarë!

Të gjithë Mbretërit e Artit, Sportit e Politikës shkojnë te Mbreti i Oroficerisë dhe Ortarisë JACOB & CO.. poor që Mbreti me famë Botërore erdhi në Atelien e Mjeshtrit tonë madhështor Pirro Ruco ku u mrekullua me arritiet Artistike dhe orën aq të famshme të Pirros.. na bën krenare që me talentin dhe përkushtimin tënd arrite majat dhe të vjen me respektin më të madh Maniati më i madh i Giojelerisë së lartë i të gjitha k. Kur vizioni takon shkëlqimin, lind ajo magjia që vetëm arti i vërtetë mund ta sjellë. Dino Kalo.

Pata kënaqësinë dhe nderin të ndaja një moment të veçantë me Z. Jacob Arabo nga JACOB & Co — një takim frymëzues në showroom-in tonë, ku ëndrrat marrin formë përmes arit, dritës dhe pasionit të përbashkët për bukurinë e përjetshme.

Ky çast ishte shumë më tepër se një takim – ishte një bashkëbisedim i gjallë mes dy vizionarëve, i thurur me kreativitet, elegancë dhe një dëshirë të përbashkët për të tejkaluar. Është nder për Jacob&co të takohet me nji virtuoz i zanatit sikur ju.

Nuk e kam për ta nënçmuar suksesin e tij, por ka dallim nga nji mjeshtër dhe nji njeri me fat ose njeri që ka nji ekip të madh krijuesish të cilët punojnë për të.

Jemi krenarë me veprat dhe krijimtarinë tënde, besoj ksi lloj vizitash do keni shumë sepse kanë çfarë të shofin nga mjeshtria juaj. Bejto Morina.

Pirrua ka një familje të bukur e cila është vënë në shërbim të kësaj pune të dobishme.

Piro është ai që thotë. Ka një orizont të gjerë intelektuale, kulturë, udhëton gjatë në mendime të cilat i bluan mirë para se t’i nxjerrë, derdh gjithë pasurinë e shpirtit të tij për të bërë art të vërtetë. Ai ka investuar në rrugën e dijes që është një investim mjaft i rëndësishëm. Gjithashtu ka një dimension të gjerë, falë pasionit dhe talentit të tij duke e mbajtur, ruajtur, ushqyer, ndaj ka patur sukses.

Piro është një kontribut i shquar që përcjell vlera

në shërbim të kombit. Ai u vlerësua nga Kryeministri si një nga dhjetë më të mirët. Krenar për këtë figurë të ndritshme që shkëlqen ndër yjet në librin tim, të titulluar Yjet e Kombit që doli nga botimi. Për këtë Misionar të Paqes nuk mjafton një faqe fb, por duhet një roman i tërë. Duhen studime të specifikuara për këtë gjigand të kombit tonë, që emri i tij të ndriçojë e të lartësohet për këtë komb që i dha emër kombit, dhe që do ngelet një model më i mirë për gjithë brezat në vazhdim. Respekte pa fund për këtë gjigand!