Marash Mirashi

REKUIEM
Tek ecja bregut të lumit
pashë qiellin ngjyrosur me gri
e qava me ngashërim si shelg.
Peshkatarët gjuanin me një rrjetë argjendi
që zbriste ngadalë
duke pikturuar katrorë në ujë.
Në kuadratet e këmishës time
u pikturuan peshq të bardhë
atëherë kuptova se unë isha vetë lump
bri te cilit një shelg, po qante si burrë.