Mëngjes vjeshte-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

 
Trokiti vjeshta e parë,
në supet e mi gjysmërrëzuar,
me gjethet që bien ngadalë,
si fjalë të pathëna, harruar.
 
Me kujdes hedh hapat në park,
gjethet nuk dua t’i shkel,
zogjtë nën degë janë strukur,
kam frikë:
-Mos bëj zhurmë dhe i tremb?!
 
Nëpër flokë më vjen një puhizë,
një aromë dheu,një mall,
diellit i lutem me sy:
-Atdheun ,ti,puthma në ballë !